Prej vitit 2008, departamentit të Kontrollit të Cilësisë në Nasto Inxhiniering iu shtua laboratori i Provave Pa Shkatërrim. Laboratori eshte i afte te kryej te gjitha llojet e provave pa shkaterrim, me metodat standarde si dhe ato te avancuara. Të gjitha provat kryhen sipas standardeve ndërkombëtare prej operatorëve të kualifikuar dhe të certifikuar. Kontrolli i cilësisë së saldimeve, derdhjeve, farkëtimeve, petëzimeve si dhe proceseve të tjera metalurgjike është qëllimi kryesor i këtyre provave.
Nasto Inxhiniering zoteron te gjitha certifikatat dhe licencat kombetare dhe nderkombetare per te operuar me secilen prej metodave te Provave pa Shkaterrim.
Metodat me të cilat kryhen provat:
- Metoda Radiografike (RT) dhe Gammagrafike (γRT)
- Metoda me Ultratinguj (UT) dhe metodat e avancuara PA & ToFD.
- Metoda e Lëngjeve Depërtuese (PT)
- Metoda e Grimcave Magnetike (MT)
- Metoda Vizuale (VT)
- Metoda me Rrjedhje (LT)
- Termografia (TT)
Jemi në Social Media
Facebook | LinkedIn | Instagram